Kushtet e përgjithshme
Mohim i përgjegjësisë ligjore
Kjo faqe jep informacion të përgjithshëm për mënyrën se si mund të hartoni kushtet e përgjithshme për faqen tuaj. Ky material nuk përbën këshillë ligjore ose udhëzim për veprim, sepse kushtet konkrete që dëshironi të vendosni për biznesin, klientët dhe vizitorët tuaj varen nga rrethanat tuaja. Ju rekomandojmë të kërkoni këshillë ligjore për ta kuptuar dhe hartuar dokumentin.
Bazat e kushteve të përgjithshme
Kushtet e përgjithshme janë rregulla ligjërisht detyruese që i vendosni si pronar i faqes. Ato përcaktojnë rregullat për vizitorët dhe klientët kur përdorin faqen dhe marrëdhënien ligjore mes tyre dhe pronarit të saj.
Kushtet duhet të përshtaten me natyrën dhe nevojat e faqes. Për shembull, një dyqan online ka nevojë për kushte të ndryshme nga një blog ose një faqe që shërben vetëm për informim.
Kushtet mund t’ju ndihmojnë të kufizoni rreziqet ligjore si pronar i faqes. Rregullat ndryshojnë sipas vendit, ndaj kërkoni këshillë ligjore vendore për këtë çështje.
Çfarë duhet të përfshijnë kushtet e përgjithshme
Kushtet e përgjithshme zakonisht përcaktojnë se kush mund ta përdorë faqen, cilat mënyra pagese pranohen, nëse pronari mund ta ndryshojë ofertën, çfarë garancish ofron, cilat rregulla zbatohen për pronësinë intelektuale dhe të drejtat e autorit, si dhe kur mund të pezullojë ose të mbyllë një llogari.
Për më shumë informacion, lexoni artikullin tonë «Hartimi i kushteve të përgjithshme».
